Sivjet nuk janë më pak, e as më shumë.
Numri i nxënësve që fillojnë klasën e parë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë do të jetë fiks si ai i vjetmi.
“Njëjtë e kemi regjistrimin, 315 vjet janë kanë, 315 edhe sivjet”, deklaroi Mimoza Krasniqi, Drejtoreshë e shkollës “Ismail Qemali”.
“Planifikimet i kemi 9 klasa, domethënë i kemi 9 mësuese. Në secilën klasë janë mbi 35 nxënës, ky është numri i nxënësve në klasat e para. Gjithsej në shkollë janë 2840 nxënës”.
Pavarësisht mosndryshimit, ky numër është i madh për këtë shkollë dhe paraqet problem për këtë institucion ku merret dije.
“Që sa vite shkolla jonë nuk i përmbush kushtet për një numër kaq të madh të nxënësve”, shtoi Krasniqi.
Numri total i atyre që vijojnë mësimin në këtë shkollë të kryeqytetit, në gjysmëdekadën e fundit sillet nga 2,840 deri 2,940, në vit.
Kjo shifër pritet të zvogëlohet kur komuna të bëjë objektet e reja.
“Ne kemi filluar ndërtimin e shkollës së re në lagjen Qëndresa në Veternik, një shkollë të re në lagjen Mati 1, një në Sofali dhe një në Kalabri. Të gjitha këto shkolla pritet të zvogëlojnë numrin e nxënësve në shkollën ‘Ismail Qemali’, dhe në shkollën ‘Pavarësia’”, tha Besianë Musmurati, Drejtoreshë e Arsimit në Komunë të Prishtinës.
Musmurati shtoi se shkolla “Pavarësia” është më e ngarkuara, pasi ka pak salla mësimi për numrin e nxënësve që ndjekin mësimet aty.
The post Numri i nxënësve në klasën e parë, “Ismail Qemali”, si vjet, si sivjet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


