Sheffield United dhe Evertoni kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së katërt në Premier League.
Serinë e golave e nisi Abdoylaye Doucoure, në minutën e 14’, ndërda shifrat 1-1 i bëri Camerun Archer.
Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Jordon Picford realizoi autogol duke u dhënë epërsinë vendasve në pushimin në mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Arnaut Danjuma, me një realizim fantastik barazoi rezultatin në 2-2.
Më kjo ndeshje nuk prodhoi gola edhe pse duhet vlerësuar portieri i Evertonit, Picfordi, i cili bëri dy super pritje në aksionin e fundit të lojës.
Kështu pas katër xhirove, Sheffield Unitedi dhe Evertoni korrin pikën e parë në këtë edicion të Premier Leagues. /Klankosova.tv.
The post Sheffield United dhe Evertoni korrin pikën e parë appeared first on Klan Kosova.




