Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka thënë se nuk beson pretendimet se familja Glazer e ka hequr klubin nga tregu i shitjes.
Ai shtoi se kjo familje ka mbetur pa para, dhe situata e tyre financiare është e dëshpëruar, si dhe ata kanë nevojë për investime.
Ndër të tjera, Neville tha se Glazer kanë një ndikim toksik në klub, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv
Ky i fundit njihet si një kritikues i mënyrës se si është menaxhuar klubi nga kjo familje në vitet e fundit.
Janë bërë pothuajse një vit që kur Glazer e nxori klubin në shitje. Megjithatë, pavarësisht ofertave nga Sheikh Jassim i Katarit dhe Jim Ratcliffe, u raportua se klubi nuk u shit dhe u hoq nga tregu.
Klubi kishte dalë në shitje mbi 11 miliardë euro.
The post Gary Neville nuk beson se Manchester United është larguar nga tregu i shitjes appeared first on Klan Kosova.




