Juventusi ka shënuar fitore të lehtë ndaj Empolit, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së tretë në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Danilo, në minutën e 24’, teksa në minutën e 39’, Dusan Vlahoviq, huqi penaltinë, pas pritjes fantastike të portierit të Empolit, Etrit Berisha.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi më gola nuk pati.
Në pjesën e dytë, Federico Chiesa, me një gol në minutën e 82’, vulosi fitoren e Juventusit.
Juventusi pas tri ndeshjeve ka shtatë pikë dhe renditet në vendin e tretë. /Klankosova.tv.
The post Juventusi me fitore komode ndaj Empolit appeared first on Klan Kosova.



