Home > Uncategorized > Puthja në buzë, shkarkohet trajneri i ekipit të femrave të Spanjës

Puthja në buzë, shkarkohet trajneri i ekipit të femrave të Spanjës

//
/
Comments are Off

Federata e Futbollit e Spanjës ka shkarkuar Jorge Vilda, trajnerin e ekipit fitues të Kupës së Botës për femra, si reagim ndaj skandalit të puthjes në buzë të lojtares Jenni Hermoso nga presidenti i saj.

Një bord i ri i formuar pas pezullimit të Presidentit të RFEF, Luis Rubiales nga FIFA për puthjen e gjoja të padëshiruar gjatë festës së fitores së Kupës së Botës dy javë më parë, ka rënë dakord të ndërpresë kontratën me Vilda, i konsideruar si një aleat i ngushtë e Rubiales, tha burimi për Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Përndryshe, kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, bëri xhiron nëpër botë, kur puthi në buzë futbollisten spanjolle gjatë ceremonisë së medalje, pasi triumfuan në finale ndaj Anglisë.

Reagimet ishin të shumta ku edhe u kërkua dorëheqja e Rubiales, por që ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë deri më tani.

Në lidhje me këtë, edhe shtëpia më e madhe e futbollit FIFA, ka filluar hetimet. /Klankosova.tv.

The post Puthja në buzë, shkarkohet trajneri i ekipit të femrave të Spanjës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights