Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, në një lidhje direkte për emisionin Kiks Kosova, theksoi se ekspertizat në rastin e aksidentit të ministres Rozeta Hajdari, asnjëra nuk janë të duhura dhe profesionale.
Dedaj tha se te rasti i ministres Hajdari, “rasti konsiderohet përplasje e këmbësorit me automjetin sepse as videoincizimi as ekspertiza nuk përputhen”.
Ai shton se nuk janë të specializuar në komunikacion ekspertët e ekspertizës në fjalë.
“Në rastin e tillë duhet të bëhet analiza e kohës së lëvizjes së këmbësorit dhe automjetit dhe se a është mundur të evidentohet përplasja”, thotë eksperti i komunikacionit.
Raste të tilla, sipas Dedajt, nuk kanë prioritet në gjykata, dhe thekson se ekspertiza duhet të bëhet në afat brenda dhjetë ditësh. “Institucionet që nuk e përmbushin këtë rregull duhet të ndëshkohen”, thotë Dedaj.
“Vlerësimin e këtij raporti e bëjnë nga mosdija në fushë dhe jo nga diçka tjetër dhe se dy ekspertët e vlerësimit i kanë tejkaluar kompetencat e tyre”, theksoi ai.
The post Nol Dedaj: Ekspertiza te aksidenti i ministres Hajdari, joprofesionale appeared first on Klan Kosova.





