Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez do të diskutojë sot me Villarealin për një vendim përfundimtar rreth çështjes së tij për tu bërë trajner i klubit.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Real Madridi është i hapur për ta lënë të lirë Raulin në rast se ky i fundit dëshiron ta pranojë ofertën e Villarealit, transmeton Klankosova.tv.
Diskutimet do të pasojnë duke pritur që Villarreal të vendosë për zëvendësimin e Quique Setién.
Kujtojmë se Raul aktualisht është trajner i ekipit të dytë të Real Madridit, ekip ky që garon në ligën e tretë të Spanjës.
The post Rauli afër që të bëhet trajner i Villarealit appeared first on Klan Kosova.





