Home > Uncategorized > Tahiri: Opozita duhet të shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit

Tahiri: Opozita duhet të shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit

//
/
Comments are Off

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook, tha se opozita duhet të shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit.

Ndër to, sipas saj është jo kompetenca ekzekutive për asociacionin dhe jo nivel i tretë i qeverisjes.

Më tej ajo tha se duhet zbatim i plotë i vendimit të Kushtetueses për statutin e asociacionit, përcjell Klankosova.tv.

“Opozita duhet të shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit, sç janë: JO kompetenca ekzekutive për asociacionin, JO nivel i tretë i qeverisjes, PO zbatim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statutin e asociacionit. Të mos befasohemi qe Kurti të dal me statut në atë takim, të cilën po e bën “nën rrogoz”, ka shkruar Tahiri.

 

 

The post Tahiri: Opozita duhet të shpallë ‘vijat e kuqe’ për takimin e radhës së dialogut të Brukselit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights