Kombëtarja e Kosovës arriti ta sigurojë një barazim tejet të vlefshëm kundër Zvicrës.
Ndeshja në “Fadil Vokrri”, përfundoi me rezultat 2:2.
Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili realizoi dy herë përball helvetikëve.
Zvicra nuk mbeti pa u kritikuar për lojën e zhvilluar të shtunën mbrëma në kryeqytetin kosovar.
Gazeta zvicerane Blick, e cilësoi të zbehtë paraqitjen e skuadrës së trajnerit Murat Yakin.
Edhe vet futbollistët mbeten të shokuar.
Mbrojtësi Fabian Schar, tha pas ndeshjes se kjo është hera e dytë që po i ndodh ekipit të tij.
“Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh. Ne po pësojmë gola të vonshëm dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Kjo nuk guxon të na ndodh. Ne nuk e kemi jap maksimum në dy ndeshjet e fundit”, deklaroi Schar.
I habitur mbeti edhe një nga futbollistët më të dalluar kundër Kosovës Remo Freuler, i cili edhe realizoi një gol.
“Jam pa fjalë. Ne është dashur ta mbajmë topin, në vend që të marrim një kundërsulm duke pësuar edhe golin e barazimit”, tha ai.
E ndërkaq kapiteni Granit Xhaka, e quajti lojën të çuditshme.
“Një javë e çuditshme, një lojë e çuditshme. Pak dy luftime, pak ritëm. Loja nuk i ngjante kualifikimeve. Edhe ashtu ushtrimet e javëve të fundit ishin të çuditshme, ku mungonte ritmi”, tha Xhaka.
Kurse, trajneri Murat Yakin, e kritikoi edhe gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”.
“Gjendja e fushës sigurisht që nuk na përshtatej. Ne nuk ishim në gjendje të ushtronim presion të mjaftueshëm në sulm dhe e humbëm topin shumë shpejt”, tha Yakin.
“Dardanët” të marten e luajnë ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
Ekipi i Primozh Gliha, do të përballet me Rumaninë, me fillim nga ora 20:45 në “Arena Nationala”.
Aktualisht kombëtarja e Kosovës, gjendet e fundit në Grupin I me katër pikë.
Fitorja ndaj rumunëve do t’i rriste gjasat për kualifikim.
The post Kritikohet paraqitja e Zvicrës ndaj Kosovës: Lojë e zbehtë appeared first on Klan Kosova.


