Sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovë, Nazmi Gashi, ka folur për vendimin e ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që t’ia pezullojë licencën kësaj federate.
Gashi në një prononcim për Klankosova.tv tha se vendimi i ministrisë është i ngutshëm, i jashtëligjshëm dhe nuk është i mbështetur askund.
“Ne mendojmë që vendimi është i ngutshëm dhe i jashtëligjshëm, nuk është i mbështetur askund, por vetëm në disa deklarata të monituresve dhe si monitorues i kanë tejkaluar kompetencat e veta”, r.
“Kanë shkelur të gjitha normat. Besojmë që ditëve në vazhdim ministri do të reflektojë dhe nuk do ta fuqizojë këtë vendim, pasi është shumë i dëmshëm për federatën e klubet”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Gashi tha se vendimi i MKRS-së është marrë duke u bazuar në një raport shumë joprofesional të dy monitoruesve.
Kujtojmë se sipas MKRS-së, deri te vendimi ka ardhur pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka aprovuar propozimin e Komisionit Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive për pezullimin e licencës së Federatës së Karatesë.
Sipas MKRS-së, veprimet e Federatës së Karatesë janë në kundërshtim me Ligjin për Sport, Udhëzimin Administrativ e Statutin e FFK-së.
The post Pezullimi i licencës së FKK-së, reagon sekretari: Vendim i jashtëligjshëm, Çeku të reflektojë appeared first on Klan Kosova.


