Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme kundër Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
Loja zhvillohet në stadiumin “Nationala Arena” në Bukuresht.
Gazetari Arlind Sadiku, do ta përcjell nga afër lojën.
Ai në emisionin Info Magazine tha se “Dardanëve” sonte iu nevojitet vetëm fitorja.
“Vetëm fitorja na kthen me shpresë për kualifikim”, tha Sadiku në Klan Kosova.
E për ta përkrahur Kosovën, në stadium do të jenë 100 shikues.
“Albion Rrahmani ka gjasa të luaj nga minuti i parë”, tregoi Sadiku.
The post Rumani-Kosovë, Sadiku: Vetëm fitorja na kthen me shpresë për kualifikim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


