Home > Uncategorized > Dyvjeçari në Peru gëlltit tetë gjilpëra mjekësore, doktorët e shpëtojnë

Dyvjeçari në Peru gëlltit tetë gjilpëra mjekësore, doktorët e shpëtojnë

//
/
Comments are Off

Mjekët në Perunë verilindore i shpëtuan jetën një dyvjeçari, i cili kishte gëlltitur tetë gjilpëra injeksioni teksa luante.

“Ishim në sallën e operacionit dhe hapëm barkun e tij që gjetëm ato copa metalike, (dhe kuptuam) se ato ishin vërtet gjilpëra,” tha Dr. Efrain Salazar, transmeton klankosova.tv

Mediat lokale raportuan se gjilpërat u përdorën për të vaksinuar kafshët e fermës ku punon nëna e djalit.

“Ndoshta i ka gëlltitur kur ka qenë aty duke luajtur”, tha nëna e djalit, citon reuters.

Jeta e djalit nuk ishte në rrezik pas operacionit, shtuan mediat lokale.

 

The post Dyvjeçari në Peru gëlltit tetë gjilpëra mjekësore, doktorët e shpëtojnë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights