Rita Ora tregoi stilin e saj fantastik të veshjes teksa arriti në tapetin e kuq në “MTV Video Music Awards 2023” në New Jersey të martën.
Vasha nga Kosova kishte veshur një fustan të zi pa shpatulla, i cili ishte dizajnuar me mëngë të gjata dramatike për këtë rast.
Ajo e kompletoi veshjen me taka argjendi me shkëlqim dhe platformë, transmeton Klankosova.tv.
Këngëtarja i stiloi flokët e saj duke i lënë të lëshuara dhe të ndara në mes. Ajo po ashtu zgjodhi grim joshës.
Rita dukej në humor të shkëlqyeshëm teksa pozonte para kamerave.
The post Rita Ora shfaqet mahnitëse në VMA (FOTO) appeared first on Klan Kosova.


