Home > Uncategorized > Zyrtare: Polonia e shkarkon trajnerin pas humbjes me Shqipërinë

Zyrtare: Polonia e shkarkon trajnerin pas humbjes me Shqipërinë

//
/
Comments are Off

Humbja me Shqipërinë i ka kushtuar me shkarkim nga pozita e trajnerit të Polonisë Fernando Santosit.

Zyrtarizimi i shkarkimit u bë sot.

Ai e drejtoi kombëtaren e Polonisë gjatë këtyre gjashtë ndeshjeve në kampanjën kualifikuese për “EURO 2024”, duke i fituar tre ndeshje dhe duke i humbur tre të tjera.

E humbja ndaj “kuqezinjve” me rezultat 2:0 e la atë pa punë.

Santos u pat shkarkuar edhe nga pozita e selektorit të Portugalisë, pas humbjes nga Maroku, duke u eliminuar nga Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Aktualisht, kombëtarja polake renditet në vendin e parafundit të Grupit E, me 6 pikë të grumbulluara.

The post Zyrtare: Polonia e shkarkon trajnerin pas humbjes me Shqipërinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights