Peja është gjysmëfinalistja e tretë e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Kampioni i Kosovës e mposhti Prizrenin me rezultat 92:81.
Loja u zhvillua në palestrën “13 qershori” në Suharekë.
Më i dalluari në parket ishte Justin Edler-Davis i Pejës, me 29 pikë të realizuara, ndërsa Lis Shoshi kontriboi me 15 sosh.
Ndërkaq tek prizrenasit u dallua Ivan Koljevic, me 18 pikë.
Peja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga përballja Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi.
The post Peja në gjysmëfinale të Superkupës, mposhti Prizrenin appeared first on Klan Kosova.


