Home > Uncategorized > Ashton: Jam e gatshme që ta ndihmoj dialogun nëse më ftojnë

Ashton: Jam e gatshme që ta ndihmoj dialogun nëse më ftojnë

//
/
Comments are Off

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Cathrine Ashton, në kohën e së cilës kishte nisur dialogu Kosovë-Serbi ka thënë se është e gatshme ta ndihmojë këtë proces edhe tash.

Në një konferencë të organizuar nga Grupi për Ballkanin, ka thënë se synimi është që të shkohet përpara.

“Unë mbes e angazhuar në dialog dhe nëse mund të bëjë diçka në mbështetje të dialogut, qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, që ata të ecin përpara, do ta bëja, nëse dikush më fton, ka thënë Ashton, njofton KlanKosova.tv.

“Kryeministri Kurti e tha dje se ‘nuk jemi në kohën e Ashton, Thaçit dhe Daçiqit, dhe ka të drejtë për këtë. Unë do të isha e lumtur të ndihmoja, por jam e vetëdijshme se duhet lidership”.

Ajo ka thënë se BE dhe ShBA janë bashkë, sikur në fillim të procesit të dialogut, që t’i shtyjnë përpara gjërat.

Sipas saj procesi i dialogut nuk ka qenë asnjëherë i lehtë.

The post Ashton: Jam e gatshme që ta ndihmoj dialogun nëse më ftojnë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights