Lamine Yamal dhe Alejandro Balde janë blinduar nga klubi i Barcelonës me kontrata të reja.
Kështu të paktën raporton gazetari i njohur Fabrizio Romani, i cili potencoi se ekskluzivisht se marrëveshjet janë arritur.
Yamal ka nënshkruar kontratën e re deri në qershor të 2026, për shkak të limit që është 16-vjeçar.
Ndërsa, Balde deri në qershorin e vitit 2028 do të jetë pjesë e klubit blaugran.
Së shpejti, Barcelona do të dalë me një njoftim zyrtar.
Kujtojmë, që Yamal, së fundmi debutoi edhe për kombëtaren e Spanjës, duke u bërë lojtari më i ri që debuton dhe shënon në fanellën e “Furisë së Kuqe”. /Klankosova.tv.
The post Yamal dhe Balde blindohen nga Barcelona appeared first on Klan Kosova.


