Manchester United nuk po kalon momente aspak të mira.
E kjo si duket ka ndikuar edhe në disponimin e futbollistëve.
Së fundmi, është raportuar për një përleshje mes katër futbollistëve.
Ngjarja ka ndodhur pas humbjes nga Brighton, ku edhe ka pasur tensionet në dhomat e zhveshjes.
Thuhet se zënka ka nisur pas një diskutimi mes Bruno Fernandes dhe Scott McTominay, ndërsa janë përfshirë edhe Lisandro Martinez e Victor Lindelof.
Por, kjo është mohuar nga klubi.
Aktualisht, “Djajtë e Kuq” e shohin veten në vendin e 13-të në tabelë.
Nëse vazhdohet me këtë ritëm, trajneri Erik ten Hag rrezikon të shkarkohet.
The post Katër lojtarë të Manchester United raportohet se u rrahën mes vete appeared first on Klan Kosova.


