Home > Uncategorized > Plani i madh, Bashkimi Evropian në 2030-shin me 37 vende (VIDEO)

Plani i madh, Bashkimi Evropian në 2030-shin me 37 vende (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Dymbëdhjetë ekspertë të pavarur nga Gjermania dhe Franca, kanë publikuar të martën një Raport të detajuar në atë se si ata e konsiderojnë zgjerimin dhe forcimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht Evropës.

Dokumenti në fjalë që fillimisht u paraqit pranë Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, që u mblodh në Bruksel, u quajt si plan “fort i rëndësishëm”, raporton Klan Kosova.

Ministrja gjermane për Evropën, Anna Luhrman, foli për planin e ekspertëve gjermano-francez, që sipas saj u kërkua ta përpilohej nga vetë ajo  dhe homologia e saj franceze, Laurence Bonne.

Raporti thotë se BE-ja duhet të jetë gati për zgjerim deri më 2030.

Blloku që aktualisht ka 27 anëtar, sipas ekspertëve gjermano-francezë, pas shtatë vitesh mund të jetë gati që t’i ketë deri në 37 vende anëtare.

Në dokument përmendet Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, bashkë me Ukrainën e Moldavinë. Në këtë kontekst thuhet se jo të gjitha vendet anëtare aktuale e shohin zgjerimin si politikë gjeostrategjike.

Prandaj një nga konkluzionet e Grupit të Punues të Pavarur është që duhet të ndodhin reforma të thella në Institucionet Udhëheqëse të BE-së.

Njëjtë është edhe jetësimi i votimit me shumicën e kualifikuar, gjë të cilën Berlini e Parisi zyrtar e kanë propozuar muaj më parë.

Rekomandimi për këtë pikë thotë se para zgjerimit të ri, të gjitha politikat e mbetura vendimmarrëse duhet të transferohen nga votimi me votë unanime në votim të shumicës së kualifikuar. /Klankosova.tv

The post Plani i madh, Bashkimi Evropian në 2030-shin me 37 vende (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights