Home > Uncategorized > Udhëheqësit botërorë paralajmërojnë për pabarazinë globale dhe AI

Udhëheqësit botërorë paralajmërojnë për pabarazinë globale dhe AI

//
/
Comments are Off

Është e kuptueshme se lufta në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike kanë dominuar fjalimet sot në Asamblenë e Prëgjithshme të OKB-së, por liderët botërorë përdorën 15 minutat e tyre në podium për të theksuar edhe çështje të tjera.

Disa liderë theksuan pabarazinë globale. Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel tha se borxhi po i pengon vendet në zhvillim të përmirësojnë standardet e jetesës dhe të trajtojnë ndryshimet klimatike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte një temë e zgjedhur edhe nga presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, i cili tha: “Është e lehtë të vish këtu çdo vit për të bërë të njëjtat premtime dhe për të mos i zbatuar ato premtime”.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa e përqendroi fjalimin e tij në mundësitë “gjithnjë e më të largëta” të arritjes së Agjendës së OKB-së 2030 – një grup synimesh zhvillimi që u përshkruan tetë vjet më parë.

Dhe presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale.

“Duhet të jemi të sigurt që t’i përdorim këto mjete si mundësi dhe jo si armë shtypjeje”, tha ai.

The post Udhëheqësit botërorë paralajmërojnë për pabarazinë globale dhe AI appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights