Home > Uncategorized > Haxhiu për VV-në: Hipokrizi, po mbrojnë korrupsionin

Haxhiu për VV-në: Hipokrizi, po mbrojnë korrupsionin

//
/
Comments are Off

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se ka shkelje ligjore dhe procedurale në rastin e rezervave shtetërore.

Gjithashtu Haxhiu e akuzoi mazhorancën se kanë një qasje hipokrite për mosmbështetjen e komisionit hetimor për dyshimet në rezervën shtetërore.

“Me ardh në pushtet me parullat e luftës kundër korrupsionit e me mbrojtë korrupsionin në kuvend kjo nuk ka asnjë justifikim asnjë arsyetim përveç hipokrizisë. Me ardh me parullën krejt dhe drejt, barazi dhe drejtësi, e me mohu edhe barazinë edhe drejtësinë për shkak të pozicioneve që i kanë marrë”, tha ai

Tutje Haxhiu e akuzoi edhe Ridvan Muharremin për afërsinë me kryeminstrin e Kosovës Albin Kurtin.

“Një pronar i një biznesi ‘Buk e Kryp e Zemër’ që e ka pasë një furrë e e ka mbyll at furrë masi u ardh Albin Kurti në pushtet sepse ja ka fillu një biznes të ri. Ky biznes i ri i tij është pa asnjë mbulesë ligjore as vendim qeveritar”.

The post Haxhiu për VV-në: Hipokrizi, po mbrojnë korrupsionin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights