Evertoni e ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Premier Leagues, pasi e mposhti Brentfordin me rezultat 3-1.
Doucoure e nisi serinë e golave në minutën e 6’, pas një asistimi nga Tarkoëski. Ndërsa Jensen e barazoi rezultatin për “Bletët”.
Në pjesën e dytë, Tarkoëski e dërgoi sërish në epërsi Evertonin, me një gol të bukur në minutën e 67’.
Ndërsa Calvert-Leëin, me një gol në minutën e 71’ vulosi fitoren e Evertonit.
Evertoni pas fitores kalon në vendin e 15-të me katër pikë të grumbulluara. Me dy më shumë është Brentfordi në pozitën e 12-të. /Klankosova.tv.
The post Evertoni regjistron fitoren e parë në këtë edicion të Premier Leagues appeared first on Klan Kosova.




