Home > Uncategorized > Serbët në veri ndezin qirinj për tre terroristët e vrarë

Serbët në veri ndezin qirinj për tre terroristët e vrarë

//
/
Comments are Off

Serbë nga veriu janë mbledhur në Mitrovicën Veriore për të ndezur qirinj për tre terroristët serbë të vrarë të dielën në aksionin policor kundër grupit terrorist që lanë të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sipas pamjeve të AP-së, aty shihet se janë mbledhur disa dhjetëra qytetarë, raporton Klankosova.tv.

Lista Serbe shpalli tri ditë zie nëpër komunat me shumicë serbe në Kosovë, duke filluar nga e marta.

Sipas ligjit të Kosovës, në nivel shteti ditë zie mund të shpallë vetëm presidentja e vendit, ndërsa në nivel komune edhe vetë komunat përkatëse.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ndërkaq kërkoi të martën që një forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO-ja të marrë përsipër sigurinë në pjesën veriore të Kosovës nga institucionet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit të Kosovës.

Ndërkaq, edhe qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për, siç kanë thënë, për “ngjarjet tragjike” në Kosovë. /Klankosova.tv

The post Serbët në veri ndezin qirinj për tre terroristët e vrarë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights