Home > Uncategorized > Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës

//
/
Comments are Off

Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti potencoi se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, teksa shtoi se i dyshuari është identifikuar.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

The post Plagoset me armë zjarri një person në “Dardani” të Prishtinës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights