Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll “TV Espanyol” ka thënë se Milan Radojiçiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe
“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiqi në këtë intervistë, raporton klankosova.tv.
Ai përmendi se Listën Serbe e sheh si luftëtare të lirisë dhe se, sipas tij, të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.
Ndër të tjera, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.
Radojiçiq, përmes avokatit të tij Goran Petronijeviq, pranoi se ka qenë udhëheqës i grupit terrorist që sulmoi veriun të dielën që lamë pas.
Nga ky sulm mbet i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërkaq, të vdekur mbetën edhe tre prej terroristëve.
Policia e Kosovës sot ka bastisur pronat e tij në veri.
The post Vuçiq: Radojiçiqi nuk është më nënkryetar i LS, nuk po do që ta dëmtojë më tej partinë appeared first on Klan Kosova.


