Home > Uncategorized > Këshilla për t’u përballuar me miqësinë e njëanshme

Këshilla për t’u përballuar me miqësinë e njëanshme

//
/
Comments are Off

Miqësia është një nga marrëdhëniet më të bukura në botë.

Miqtë konsiderohet të jenë tifozët tuaj më të zëshëm.

Nga të qenit “partner në krim” e deri te mbrojtësi juaj kur lind nevoja, miqtë janë familja e zgjedhur, HindustanTimes, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ndonjëherë edhe miqësitë mund të bëhen të vështira për t’u përballuar, veçanërisht kur ato fillojnë të bëhen të njëanshme.

Kur ndjeni se miqësia po respektohet nga ju dhe jo nga personi tjetër, kjo mund të ndikojë tek ju në aspektin e shëndetit mendor.

Nga anulimi i planeve deri tek prioriteti i marrëdhënieve romantike, këtu janë disa shenja që tregojnë se miqësia është e njëanshme.

Anulimi i planeve

Shumë shpesh përballeni me anulimin e planeve të miqve tuaj me juve për gjëra të tjera. Ata mund të kenë arsyet e tyre, por kur kjo vazhdon të ndodhë për një periudhë të gjatë kohore, ju duhet t’u kërkoni të përpiqen të kalojnë kohë gjithashtu me ju.

Mungesa e mirënjohjes

Shpesh një mik iu kontakton vetëm kur ka nevojë për ndihmë dhe largohet kur nuk ka nevojë për asgjë nga ana juaj. Ju duhet ta cekni atë në bisedë dhe t’i bëni të ditur se do të dëshironit të kaloni kohë me ta edhe kur nuk ka kërkesa specifike.

Mungesa e përpjekjes

Nëse mendoni se jeni të vetmit që punoni për të ruajtur miqësinë dhe nuk ka përpjekje nga ana tjetër, duhet ta trajtoni atë dhe t’u kërkoni atyre që të përfshihen më shumë.

Prioriteti i marrëdhënieve romantike

Miqësia është pjesë e jetës dhe ka edhe marrëdhënie të tjera të përfshira. Por, kur dikush përpiqet të i’u anulojë vazhdimisht vetëm sepse duhet të përfshihet më shumë në marrëdhëniet e tyre romantike, ju duhet ta trajtoni atë dhe t’i kërkoni që të balancojnë më mirë kohën e tyre.

 

The post Këshilla për t’u përballuar me miqësinë e njëanshme appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights