Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një postimi në Instagram ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Ai u shpreh se gjëja më e vështirë ishte të dëgjoheshin rrëfimet se siç tha “si duhet ta mirëprisnin veprimin e Policisë së Kosovës”.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë, por Serbia dëshiron paqen. Dhe gjithçka që thoshin ata shpikën dhe gënjyen dhe e dinin se po shpiknin dhe gënjenin. Mirëpo, gjëja më e vështirë ishte të dëgjoheshin rrëfimet se si duhet ta mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës dhe garancitë se nuk ishte bërë në mënyrë profesionale ishin të kota”.
“Më kot mbeti pa përgjigje pyetja jonë, pse EULEX-it iu refuzua të merrte pjesë në operacion, por ata u vendosën në sallën e operacionit që vetëm të shikojnë nga larg se si bëjnë diçka, dhe ata kanë për të përkrahur sepse çdo gjë që është kundër serbëve duhet përshendetur”, është shprehur ai.
The post Vuçiq: Më e vështira ishte të dëgjoheshin rrëfimet se si duhet ta mirëpresim veprimin e Policisë së Kosovës appeared first on Klan Kosova.


