Fuqive ushtarake perëndimore po u mbarojnë municionet për t’i ofruar Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit të plotë të Rusisë, kanë paralajmëruar Britania e Madhe dhe NATO.
Admin Rob Bauer, zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, i tha Forumit të Sigurisë në Varshavë se “fundi i fuçisë tani është i dukshëm”. Ai tha se qeveritë dhe prodhuesit e armëve mbrojtëse tani duhet të “rrisin prodhimin me një ritëm shumë më të lartë”, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Ukraina po lëshon mijëra predha çdo ditë dhe shumica tani vijnë nga NATO.
Admirali, i cili kryeson Komitetin Ushtarak të NATO-s, tha se dekada të tëra investimesh të pamjaftueshme nënkuptonin se vendet e NATO-s kishin filluar të furnizonin Ukrainën me armë me depon e tyre të municionit tashmë gjysmë të mbushur apo edhe më të zbrazët.
Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey i tha forumit se rezervat ushtarake perëndimore “po dukeshin pak të dobëta”, dhe u kërkoi aleatëve të NATO-s të shpenzonin 2 për qind të pasurisë së tyre kombëtare për mbrojtje, siç ishin zotuar të bënin.
Ministri suedez i mbrojtjes, Pol Jonson tha se ishte jetike që Evropa të vendoste bazën e saj industriale të mbrojtjes në formë për të mbështetur Ukrainën për një afat të gjatë. /Klankosova.tv
The post Lufta në Ukrainë: Aleatët perëndimorë thonë se po u mbarojnë municionet appeared first on Klan Kosova.




