Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ende nuk janë vendosur masa ndaj Serbisë, pavarësisht vrasjes së policit kosovar në Banjskë të Zveçanit.
Në llogarinë e saj në platformën X (ish-Twitter), ajo ka theksuar se ish-nënkryetari i Listes Serbe, Milan Radoiçiq, mbetet i lirë në Serbi, raporton Klan Kosova.
“Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, ShBA-ja, BE-ja, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo.
Radoičić remains free in Serbia.
Still no repercussions for Belgrade from UK, US, EU despite murder of police officer, arming of paramilitaries, kidnap of police officers, nor role in seriously injury of NATO troops.
Yet Kosovo remains under EU sanctions.
Deterrence diplomacy? https://t.co/gN2naiVYFd
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 4, 2023
Reagimin e deputetes britanike e ka shpërndarë edhe ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti.
“Do të ishte thellësisht zhgënjyese nëse Serbia nuk do të përballej me pasoja për trajnimin dhe mbështetjen e terroristëve për të sulmuar një vend sovran. Mungesa e veprimit në përgjigje ngre pyetje të rëndësishme. Ndërkohë, çuditërisht, Kosova i nënshtrohet masave (sanksioneve) të BE-së”, ka shkruar Kapiti në platformën X.
It would be deeply disappointing if Serbia faced no consequences for training and supporting terrorists to attack a sovereign country . The lack of action in response raises important questions. Meanwhile, surprisingly, Kosova is subjected to EU measures (sanctions). https://t.co/Jcsbn7xWYy
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) October 4, 2023
The post Kearns: Ende s’ka pasoja për Serbinë pavarësisht vrasjes së policit në veri appeared first on Klan Kosova.



