Home > Uncategorized > Ndihma amerikane për Ukrainën do të zgjasë “dy muaj” pa financim, thotë Shtëpia e Bardhë

Ndihma amerikane për Ukrainën do të zgjasë “dy muaj” pa financim, thotë Shtëpia e Bardhë

//
/
Comments are Off

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidentit amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar se ndihma amerikane për luftën e Ukrainës kundër Rusisë do të mbarojë brenda “dy muajsh” nëse republikanët e vijës së ashpër nuk arrijnë të kalojnë fonde të reja për Kievin.

“Ju jeni duke folur ndoshta për disa muaj apo më shumë,” tha John Kirby në një konferencë.

Zëvendëssekretarja e shtypit e Pentagonit Sabrina Singh u tha më vonë gazetarëve se Uashingtoni, ka “autoritete të mjaftueshme financimi” për të përmbushur nevojat e fushës së betejës së Ukrainës “për pak më gjatë”. Por ajo nuk dha detaje mbi afatin e saktë kohor kur u shtyp nga gazetarët, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv

Projektligji për financimin e Ukrainës përballet me një pengesë të madhe politike pasi disa anëtarë të Partisë Republikane, e cila kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, shprehin kundërshtimin e tyre të fortë për më shumë ndihmë financiare për Ukrainën.

Të martën mbrëma, ata anëtarë republikanë të linjës së ashpër arritën të largonin kryeparlamentarin Kevin McCarthy në një votim të paprecedentë, transmeton Klankosova.tv.

The post Ndihma amerikane për Ukrainën do të zgjasë “dy muaj” pa financim, thotë Shtëpia e Bardhë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights