Home > Uncategorized > Fjolla Muhaxhiri – Agusholli, autorja e verbër që shkroi librin e dytë në telefon (VIDEO)

Fjolla Muhaxhiri – Agusholli, autorja e verbër që shkroi librin e dytë në telefon (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Emisioni i së martës Ora e Pasdites, iu dedikua autores Fjolla Muhaxhiri- Agusholli, e cila humbi shikimin gjatë jetës.

Ajo, në studio solli librin e saj biografik, për të cilin sigurisht që dhuroi edhe tregime.

“Ky libër është i dyti me radhë. I pari është botim autorial dhe me poezi, ndërsa ky është botimi i parë autobiografik. Kam marrë çmim si libri më i mirë në qytetin e Pejës, pastaj kam marrë çmime edhe në Gjakovë. Kam pasur suksese shumë me poezitë e librit të parë, dhe kjo ka qenë një ndër shtysat kryesore që unë të vazhdoj tutje”, u shpreh autorja, raporton Klankosova.tv.

Muhaxhiri-Agusholli, përgjatë bisedës me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi, tregoi se sa kohë iu desh të punojë për librin.

“Një vit e gjysmë më është dashur kohë për ta botuar librin. E nisa si tregim të shkurtër, por duke e ndarë në kapituj, u zhyta më shumë në ngjarjet të cilat i kisha në mendje, ato ishin të mijat dhe e dija se çka dua të shkruaj dhe ta paraqes, dhe kështu më lindi ideja që pse mos me bë roman”, tha autorja.

Shkrimtarja rrëfeu edhe për mënyrën se si e ka shkruar librin.

“E kam shkruar në telefon, pra falë teknologjisë, me ‘Voice over’ që e ka iPhone, dhe e cila na ka ndihmuar të gjithëve të verbërve që përdorim vet çfarëdo lloj aplikacioni apo çka do që ne e kemi të nevojshme të përdorim”, u shpreh ajo.

Për ta shikuar të plotë intervistë me autoren Fjolla Muhaxhiri – Agusholli, klikoni në linkun e mëposhtëm.

The post Fjolla Muhaxhiri – Agusholli, autorja e verbër që shkroi librin e dytë në telefon (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights