Home > Uncategorized > Zjarri i qëllimshëm në Ferizaj, zëvendëskomandanti në terren për ta lokalizuar (VIDEO)

Zjarri i qëllimshëm në Ferizaj, zëvendëskomandanti në terren për ta lokalizuar (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Në komunën e Ferizajt, zjarrfikësit janë duke u përballur me zjarre nëpër lokacione të ndryshme që po shkaktohen nga vetë qytetarët.

Në mungesë të zjarrfikësve, sot është detyruar zëvëndëskomandanti i zjarrfikësve në komunën e Ferizajt, Jeton Avdiu, që të dalë në terren për ta lokalizuar zjarrin.

Në një prononcim për Klankosova.tv, ai tregon se në “Fshatin e Vjetër” sot janë rrezikuar shtëpitë e banimit dhe një fermë e pulave.

“Po, kemi pasur sot jashtëzakonisht shumë zjarre nëpër disa lokacione në komunën e Ferizajt. Këtë problem e kemi që nga muaji shtator, i cili po vazhdon edhe tani. Sot në mungesë të zjarrfikësve sepse kanë qenë të gjithë nëpër intervenime, jam detyruar unë si zëvendëskomandant që të dal në vendngjarje për të lokalizuar një zjarr të madh me disa hektarë, ku janë rrezikuar shtëpitë e banimit dhe një fermë e pulave”, ka thënë Avdiu.

Zëvendëskomandanti i zjarrfikësve ka treguar se nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale si pasojë e zjarrit.

“Zjarret janë të qëllimshme. Duke tentuar t’i pastrojnë arat nga bari thatë, pastaj zjarri po iu del nga kontrolli dhe po detyrohemi ne që të reagojmë”, ka thënë Avdiu.

The post Zjarri i qëllimshëm në Ferizaj, zëvendëskomandanti në terren për ta lokalizuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights