Home > Uncategorized > Izraeli shtrin “situatën speciale të sigurisë” në të gjithë territorin

Izraeli shtrin “situatën speciale të sigurisë” në të gjithë territorin

//
/
Comments are Off

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka shtrirë “situatën speciale të sigurisë” të vendit në të gjithë territorin e Izraelit të shtunën vonë, sipas zyrës së tij të komunikimit.

Kjo i mundëson Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të ofrojnë udhëzime sigurie për civilët dhe të mbyllin vendet publike sipas nevojës për sigurinë, tha zyra e ministrit.

Një zonë “situate speciale sigurie”, brenda një rrezeje prej 80 kilometrash (48 milje) nga Rripi i Gazës, ishte krijuar më herët të shtunën”

“Sot pamë fytyrën e së keqes. Hamasi (organizata terroriste) ka nisur një sulm brutal kundër qytetarëve të shtetit të Izraelit – duke sulmuar burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, pa dallim”, tha Gallant në një deklaratë.

“Hamasi do të kuptojë shumë shpejt se ka bërë një gabim – një gabim i rëndë dhe do të paguajë një çmim (të rëndë)”, tha ai.

The post Izraeli shtrin “situatën speciale të sigurisë” në të gjithë territorin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights