Home > Uncategorized > Nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit

Nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit

//
/
Comments are Off

Nga java e ardhshme, pritet të nis vaksinimi kundër gripit.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas IKSHPK-së, kjo është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme.

“Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”. thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është publikuar edhe orari i vaksinimit në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.

The post Nga java e ardhshme nis vaksinimi kundër gripit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights