Home > Uncategorized > MPJD fton kosovarët që janë në rrezik nga luftimet në Izrael t’i kontaktojnë në këtë numër

MPJD fton kosovarët që janë në rrezik nga luftimet në Izrael t’i kontaktojnë në këtë numër

//
/
Comments are Off

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që janë në Izrael, të cilët janë në rrezik nga lufta që është duke u zhvilluar atje për të kontaktuar me Ambasadën e Kosovoës në Izrael.

Në një përgjigje për klankosova.tv, MPJD ka bërë të ditur se numri emergjent të cilin mund ta kontaktoni është ky: +9720586340450.

“MPJD i bënë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë numrin e mëposhtëm emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael: +9720586340450”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit, Igli Hasani, për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar”, thuhet në njoftim.

The post MPJD fton kosovarët që janë në rrezik nga luftimet në Izrael t’i kontaktojnë në këtë numër appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights