Home > Uncategorized > Konjufca: Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë (VIDEO)

Konjufca: Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë. Sipas tij, siguria e Kosovës është prioriteti i parë.

“Tash procesi politik është në rend të tretë, në rend të parë është çështja e sigurisë së Kosovës. Unë mendoj që sot Policia e Kosovës nuk është duke menduar për Asociacionin, është duke menduar se si ta shmang një sulm të ardhshëm nga shteti serb që mund të vij”, ka theksuar Konjufca.

Kryeparlamentari, i cili po qëndron për vizitë në Gjerman,i ka diskutuar me udhëheqës të Bundestagut për sulmin terrorist serb kundër Kosovës.

Pas takimeve që pati me presidenten e Bundestagut në Gjermani, Barbala Bas dhe komisionet për punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, kryeparlamentari ka deklaruar se Gjermania ka përgëzuar institucionet e Kosovë në reagimin e Policisë ndaj sulmit terrorist serb./rtk/

 

The post Konjufca: Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights