Home > Uncategorized > Arrestohen pesë persona, dyshohen për “Falsifikim të dokumenteve”

Arrestohen pesë persona, dyshohen për “Falsifikim të dokumenteve”

//
/
Comments are Off

Pesë persona janë arrestuar gjatë aksionit që u zhvillua të martën.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer bastisje në pesë lokacione në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Ata dyshohet se kanë kryer tri vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”.

Me këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës dha detaje lidhur personat e prangosur:

K. viti i lindjes 1965 m/kosovar
T. viti i lindjes 1969 m/shqiptar/Shqipëri
A. viti i lindjes 1970 m/kosovar
H. viti i lindjes 1978 m/kosovar
R. viti i lindjes 1992 m/kosovar

Gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

21 pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,

Pesë leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,

Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,

katër telefona mobilë,

1 mijë e 860 euro

48 mijë e 700 lekë (459 euro e 39 centë)

10 funta (11 euro e 59 centë)

395 lira turke (13 euro e 41 centë)

Një veturë me targa të Kosovës

Një veturë me targa të Shqipërisë

KKKKK

The post Arrestohen pesë persona, dyshohen për “Falsifikim të dokumenteve” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights