Atmosferë e zjarrtë po mbretëron në kryeqytetin shqiptar në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki.
Tirana është pushtuar nga tifozët “Kuq e zi”.
Ata u shprehën të bindur për fitoren e kombëtares.
“Rezultati 5:0. Kam ardhur nga Deçani. Nuk e di kush do shënojë gola, por e di që Shqipëria do fitojë”,u shpreh një tifoz.
“Mjafton të dalim 2:0 dhe golat ti shënojnë shqiptarët. Unë vij nga Gjakova i ndjek gjithnjë ndeshjet e Kombëtares. Atmosfera është perfekte.”, tha një tifoz nga Gjakova.
“Do fitojmë 1:0, dhe do shënojë Asllani”,- u shpreh çifti nga Struga.
Për ta parë se si ishte atmosfera klikoni KËTU
The post Atmosferë e zjarrtë para ndeshjes Shqipëri-Çeki: Tirana vishet “Kuq e zi” appeared first on Klan Kosova.


