Home > Uncategorized > Hapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama: Rast i rrallë kur BE-ja kalon nga fjalët në vepra

Hapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama: Rast i rrallë kur BE-ja kalon nga fjalët në vepra

//
/
Comments are Off

Në Tiranë është mbajtur ceremonia e hapjes së degës të Kolegjit të Evropës.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili u shpreh shumë i lumtur lidhur me realizmin e këtij projekti.

“Është shumë inkurajuese të shohesh Bashkimin Evropian të kalojë kaq shpejt nga fjalët në vepra. Jo shumë e zakontë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare e falënderoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë.

“Falë përkushtimit të posaçëm të presidentes e cila na ka shoqëruar në momentet e errëta. Për shembull kur tërmeti shkatërrimtar e goditi Shqipërinë, dhe mund të them pa asnjë dyshim që pa të rrugëtimi ynë për t’u ringritur dhe për të rindërtuar më mirë do të kishte qenë i pamundur”, tha Rama.

The post Hapja e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Rama: Rast i rrallë kur BE-ja kalon nga fjalët në vepra appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights