Home > Uncategorized > Sot luhen dy takime në basketboll, vëmendja në Suharekë

Sot luhen dy takime në basketboll, vëmendja në Suharekë

//
/
Comments are Off

Sot do të luhen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së katërt në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet sot ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Ylli ka një fitore e dy humbje, ndërsa Peja është e vetmja me tri fitore radhazi në elitë.

Dy skuadrat hyjnë për fitore, pasi kanë ambicie të larta në këtë edicion.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit.

Mitrovicasit pas dy fitoreve radhazi pësuan nga Peja, kurse kuqezinjtë janë skuadra e vetme në elitë deri më tani me tri humbje, duke mos shënuar asnjë fitore.

Java 4-Prince Caffe Superliga

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Trepça – Vëllaznimi

 

 

The post Sot luhen dy takime në basketboll, vëmendja në Suharekë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights