Home > Uncategorized > Netanyahu takohet me familjarët e pengjeve të Hamasit

Netanyahu takohet me familjarët e pengjeve të Hamasit

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është takuar me familjarët e personave që tashmë janë pengje të Hamasit.

Duke folur në Knesset, Parlamentin e Izraelit, Netanyahu tha se ai i dëgjoi “me dhimbje të jashtëzakonshme” historitë e familjeve, i përqafoi ata dhe foli për angazhimin e tij për t’i ribashkuar ata me më të afërmit e tyre.

“Ne jemi të pamëshirshëm në këtë përpjekje për të rikthyer vëllezërit dhe motrat tona, burrat dhe gratë, fëmijët dhe foshnjat”, tha ai.

Netanyahu falënderoi presidentin amerikan Biden për mbështetjen e tij dhe gjithashtu falënderoi Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë për “ndihmën” e tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Netanyahu takohet me familjarët e pengjeve të Hamasit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights