Deputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka kritikuar BE-në dhe ShBA-në për qëndrimin e tyre karshi Kosovës dhe Serbisë.
Duke reaguar ndaj lajmeve se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Kinë e nuk mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ai tha se kështu Serbia po bën shaka me BE-në.
“Serbia po ia tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiqi preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon të bashkohet në foton familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilën nuk kanë qëllim ta respektojnë. Gjejeni gabimin”, shkroi ai.
Në këtë reagim të tij, erdhi një pyetje nga një ndjekës i tij, i cili tha: “Pse të mos braktiset procesi i negocimit?”.
“Pyetje e mirë. Por BE-ja dhe ShBA-ja insistojnë në sanksionimin e Kosovës dhe të tregojnë durim me Vuçiqin”, tha Butikofer. /Klankosova.tv
The post Deputeti gjerman: Vuçiqi po ia tregon gishtin e mesit BE-së appeared first on Klan Kosova.


