Kryeministri Albin Kurti, duke iu referuar historianit britanik, Noel Malcolm, ka thënë se profili i tij është po aq mahnitës sa edhe vepra e tij e shkruar.
Këto komente Kurti i ka bërë gjatë vizitës së Malcolmit në Prishtinë, raporton Klan Kosova.
“Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, sonte patëm nderin e jashtëzakonshëm që ta mirëpresim në Prishtinë, Sir Noel Malcolm”, ka shkruar Kurti në Facebook.
The post Kurti për Malcolmin: Profili i tij është po aq mahnitës sa edhe vepra e tij e shkruar appeared first on Klan Kosova.


