Sezonin e kaluar të Big Brother VIP Kosova ndodhën ngjarje të ndryshme.
Aty pati momente të mira, emocionuese, debate të forta, por edhe të mërzitshme.
Pas 40 ditëve qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Gjon Karrica – Lugati, kishte një moment kur nuk është ndjerë mirë.
Atij iu desh të largohej nga shtëpia për shkaqe shëndetësore, megjithatë ai shpejt u shërua, por fatkeqësisht nuk u rikthye më për shkak të rregullave që ka ky format.
Kur prezantuesi Alaudin Hamiti pati dhënë lajmin në Prime se Lugati s’do të rikthehej më brenda, banorët e tjerë, shumë prej të cilëve kishin krijuar lidhje të forta me artistin, u mërzitën.
Më poshtë po ua rikthejmë momentin e lajmërimit se Lugati e përfundoi në atë kohë, rrugëtimin brenda Big Brother VIP Kosova.
The post Momenti kur Alaudin Hamiti njoftoi se Lugati s’do rikthehej më brenda shtëpisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


