Gjykata Komerciale e Kosovës, është shprehur e shqetësuar me deklarimin e zyrtarëve shtetërorë në lidhje për marrjen e vendimin për të ndaluar punimet në “Rrugën A”.
Komercialja, thotë se deklaratat e politikanëve mund të kenë ndikim të madh në opionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore, transmeton Klankosova.tv.
“Gjykata Komerciale shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetërorë, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin ‘Rruga A’, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale”, thuhet në njoftim.
“Përmbajtja dhe retorika e mediave, si dhe deklaratat e politikanëve, mund të kenë ndikim të madh në opinionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore. Andaj, është e rëndësishme që të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të kujdesemi për të mos paragjykuar ato, duke lënë gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj dhe fakte”.
“Palët kanë të drejtën e tyre të shfrytëzimit të mjeteve juridike për vlerësimin e vendimit nga instancat më të larta gjyqësore, andaj nuk duhet të paragjykohet çështja pa marr epilog përfundimtar”.
Përndryshe, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë deklaruar se në vendimin e Komerciales ka ndikuar motra e deputetes së VV-së.
The post Komercialja me reagim për “Rrugën A”: Të ndërtohet kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore appeared first on Klan Kosova.


