Policisë në Afrikën e Jugut iu desh të kërkonte mbështetje kur gjetën stacionin e tyre të rrethuar nga një shkelës i pazakontë – një krokodil mbi tre metra i madh.
IPSS Search & Rescue, një organizatë jofitimprurëse, tha se mori një thirrje për ndihmë të mërkurën mbrëma nga stacioni i Shërbimit Policor të Afrikës së Jugut, pasi oficerët gjetën një krokodil të madh që fshihej pas stacionit të tyre.
“IPSS Search and Rescue është mësuar të marrë thirrje të çuditshme, por nata e kaluar duhet të jetë një nga më të mirat”, tha shërbimi i shpëtimit në një postim në Facebook.
“Duke qenë një situatë unike, u mor vendimi për të thirrur për ndihmë një vendas, Ashton Musgrave, i cili ka përvojë në kapjen e sigurt të krokodilëve”, thuhet në postim.
Musgrave dhe ekipi IPSS ishin në gjendje të kapnin në mënyrë të sigurt krokun dhe ta ngarkonin në pjesën e pasme të një automjeti.
Krokodili më pas u zhvendos në një zonë të shkretë në rajonin Hluhluwe.
The post Krokodili gjigant viziton stacionin e policisë appeared first on Klan Kosova.


