Home > Uncategorized > Aktivistë pro-palestinezë bllokojnë hyrjen e Gjykatës Penale në Hagë

Aktivistë pro-palestinezë bllokojnë hyrjen e Gjykatës Penale në Hagë

//
/
Comments are Off

Autoritetet holandeze kanë kapur 19 aktivistë që bllokuan hyrjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), me qëllimin për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Ata mbanin pankarta ku shkruhej se presidenti izraelit Benjamin Netanyahu është kriminel lufte.

“Protesta nuk shkaktoi asnjë shqetësim në aktivitetet normale të GjNP-së. Situata u trajtua nga sigurimi i GjNP-së me policinë”, tha Sonia Robla, zëdhënëse e Gjykatës.

Policia i liroi aktivistët pas një ndalimi të shkurtër, ndërsa këta të fundit më pas iu bashkuan një proteste të vogël pro-palestineze jashtë ambienteve të GjNP-së, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Dega holandeze e këtij grupi aktivist, e fokusuar kryesisht në ndryshimet klimatike, ka organizuar disa ngjarje të solidaritetit pro-palestinez që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

The post Aktivistë pro-palestinezë bllokojnë hyrjen e Gjykatës Penale në Hagë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights