Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi këtë të martë.
Ai, njofton Zyra e Kryeministrit, do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”, transmeton KlanKosova.tv.
Siç bëhet e ditur, gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale, por nuk është konfirmuar se për çfarë nivelesh bëhet fjalë.
The post Kurti udhëton drejt Greqisë appeared first on Klan Kosova.





