Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.
Konjufca e uroi Dukën që është zgjedhur zëvendëspresident i UEFA-së, si dhe për arritjet e kombëtares në kampanjën për Euro 2024.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit është modeli më i suksesshëm i asaj se çfarë mund të arrijmë kur jemi të bashkuar në forca, ide dhe qëllime. Ajo na ka bërë të gjithëve krenarë”, ka thënë Konjufca.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Në takim u fol edhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë, dhe për bashkëpunimet e mëtutjeshme në projekte dhe politika mes federatave.
The post Glauk Konjufca pret në takim Armand Dukën appeared first on Klan Kosova.



