Home > Uncategorized > Feyenoordi ia cakton çmimin Santiago Gimenezit

Feyenoordi ia cakton çmimin Santiago Gimenezit

//
/
Comments are Off

Feyenoordi beson se sulmuesi Santiago Gimenez nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, derisa ia kanë caktuar çmimin për ekipet që janë duke u interesuar për meksikanin.

Gimenez ka marrë vëmendjen e të gjitha klubeve evropiane, pasi në sezonin debutues realizoi 23 gola në të gjitha garat për ekipin nga Rotterdamin, duke e ndihmuar ta fitojë titullin e parë pas gjashtë viteve.

22-vjeçari formën e vitit të kaluar është duke e vazhduar edhe këtë sezon, pasi e ka gjetur rrjetën e golit 15 herë në 11 ndeshje.

Sipas raportimeve, Real Madridi dhe Tottenham Hotspur janë ekipet më të interesuar për ta nënshkruar në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas burimeve të mediumit 90min, Feyenoordi po kërkon 100 milionë euro për sulmuesin meksikan.

The post Feyenoordi ia cakton çmimin Santiago Gimenezit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights